Ka ndodhur

Aksidentohet për vdekje kalimtari në autostradën Laç-Mamurras, arrestohet 21-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident i rëndë në aksin rrugor Laç-Mamurras mbrëmjen e së premtes i ka marrëjetën një këmbësori, pasi është përplasur nga një makinë.

Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i mjetit, 21-vjeçari E.B. Ndërkohë mbetet i paidentifikuar viktima e këtij aksidenti. Policia thotë se ai mendohet të jetë rreth 60 vjeç.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Lezhës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë