Ka ndodhur

Ndërron jetë 45-vjeçari në burgun e Reçit, ishte arrestuar pak kohë më parë për drogë

Gazeta Si- Eduard Koka, 45-vjeçari i cili u arrestua rreth një muaj më parë (3 prill) pasi u kap duke shpërndarë kanabis, ka humbur jetën.

45-vjeçari nga Lezha ka shfaqur mëngjesin e sotëm (7 Qershor) probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit të Reçit.

Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë. Fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e kanë dërguar menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë.

Uniformat e bardha kanë tentuar t’i japin ndihmën mjekësore, por Eduar Koka s’ka mundur të mbijetojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë