Nga Gazeta Si- Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 7 kundër përbërjen e Komisionit të posaçëm parlamentar antikorrupsion që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe komisionit të posacëm parlamentar të Dezinformimit që do të drejtohet nga Erion Braçe.
Pas votimit, i pari që reagoi ishte deputeti i opozitës Dashnor Sula, i cili e quajti komisionin “Xhafaj-Koti”, ndërsa akuzoi për mungesë transparence.
“Urime komisioni Xhafaj-Koti, nuk keni transparencë fare. Kemi tetë komisione të përhershme, duhet të keni patur parasysh që duhet të kishit përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë të përhershëm, por kemi përfshirë vetëm pesë. Tre të tjera ju duken të papërshtatshëm, pse i keni përjashtuar tre komisionet të tjera që mos jenë në Komisionin Antikorrupsion. Shumë faleminderit dhe nuk e teproj kur them që është Komisioni Xhafaj-Koti”, tha Sula.
Seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ndërsa pati edhe një ndërprerje të seancës plenare, pasi deputetë të Rithemelimit, u mblodhën para foltores, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla që ndërpreu seancën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


