Kosova

Policia e Kosovës: Gruaja e Radoiçiç po merret në pyetje nga Krimet Ekonomike

Nga Gazeta ‘Si’ – Policia e Kosovës është duke intervistuar Ema Radoiçiçin, gruan e organizatorit të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiçit.

Lajmin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.

Radoiçiçi, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.

Pas sulmit në Banjskë, Policia ka kryer bastisje në pronat e tij në veri, përfshirë edhe një restorant që është në emër të gruas së tij, të cilat janë sekuestruar tashmë.

Për gruan e udhëheqësit të sulmit terrorist në Kosovë, nuk dihet shumë.

Megjithatë, KP” raporton se Ema Radoiçiç kishte ikur nga Kosova pas sulmit në Banjskë dhe se që prej atëherë ka qëndruar në Serbi. Pak ditë pas këtij sulmi, Policia e Kosovës kishte bastisur mes tjerash edhe një restorant në very me emrin “Gray”, për të cilin, besohej të ishte në pronësi të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë