Gazeta Si- Një aksident është regjistruar rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të mëngjesit në afërsi të poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.
Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, i cili ishte punonjës policie por jashtë shërbimit ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët.
Të dy drejtuesit e mjetit kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën
“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




