Ka ndodhur

Motori përplas turisten nga Nepali në Berat, 33-vjeçarja dhe drejtuesi përfundojnë në spital

Gazeta Si – Një turiste e huaj është përplasur nga një motor në Berat dhe u dërgua në spital, ku plagë ka pësuar edhe drejtuesi i motomjetit.

Sipas policisë, 33 vjeçarja është nga Nepali. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH.

Policia thotë se e reja u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, bën me dije Policia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë