Ka ndodhur

Kanosi me thikë nënën e tij, arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

Gazeta Si- Një 19-vjeçar është arrestuar në fshatin Shoshan të Tropojës, pasi kanosi me thikë nënën e tij dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve.

Policia e Tropojës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shoshan po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B.  

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë