Nga Gazeta ‘SI’ –Abonentët e shërbimeve celulare si dhe vetë tregu, kanë pësuar një rënie të dukshme në fillim të vitit 2024.
Sipas raportit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tre muajt e parë të vitit kishte 2.6% më pak karta SIM në qarkullim se sa në muajt e fundit të 2023-shit.
Numri i përdoruesve aktivë ishte 2.5 mln gjatë të njëjtës periudhë, po ashtu me rënie 3.5% nga fundi i 2023-shit dhe gati 10% në raport vjetor.
Rrjedhimisht, AKEP raporton më pak minuta dhe internet të konsumuar. Në total, gjatë tremujorit të parë 2024, në Shqipëri u konsumuan 51 mln gigabyte internet, rreth 5% më pak se në fund të vitit të shkuar. sipas llogaritjes, një përdorues ka përdorur mesatarisht në muaj 8.45 gb internet.
Thirrjet celulare arritën një total prej 1 mld minutash, me rënie 6%.
Numri i mesazheve SMS të dërguara ishte rreth 92 milion që përbën një rënie me 8%.
Tregu dominohet nga ONE Albania, thotë AKEP, me më shumë se 1.9 mln abonentë, si shkak i bashkimit me Albtelecom. Gjithsesi ONE ka pasur rënie të madhe të numrit të klientëve, rreth 3.5%, ndërsa Vodafone me mbi 1.8 mln abonentë, ka pasur rënie të klientëve me 1.6%. Kjo e fundit ka numrin më të lartë të përdoruesve aktive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




