Politike

Dorëhiqet kryebashkiakja e komanduar e Himarës, të premten mblidhet Këshilli Bashkiak, dy emrat kandidatë

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës Blerina Bala raportohet se ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e kryetares së komanduar lidhet me arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.

'Për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë", thuhet në letrën e kryetares se Bashkise.

Sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të votojë për një tjetër kryetar të komanduar.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet të premten ku do të votohet për dy nënkryetarët Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.

Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë