Politike

Kryemadhi: Jam në hetim pasuror, secili nga familja ime duhet të justifikojë pronat

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se është nën hetim pasuror nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Ajo theksoi se deklarata për arrestimin e saj dhe të Ilir Metës kanë si burim Bashkinë e Tiranës.

“...Të gjitha deklaratat për arrestimin e Metës edhe Kryemadhit për mua kanë një origjinë që vijnë nga Bashkia e Tiranës. Ju e dini se gjysma e deputetëve janë në SPAK për hetim pasuror si puna ime. Jam në hetim pasuror. Mamaja dhe vëllai im nuk kanë fituar asnjë para publike nga Inceneratorët. Po na bëjnë vetting në një farë mënyrë, Secili nga na duhet të justifikojë pronat. Monika Kryemadhi nga viti 1992 ka jetuar me paratë që kanë ardhur nga familja dhe puna e saj”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë