Politike

Komisioni i TIMS, Balla pyetet me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS është zhviulluar të martën me dyer të mbyllura.

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që kur të pyeten ministri i Brendshëm Taulant Balla, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, seanca të zhvillohej me dyer të hapura.

Por kërkesa e Salianjit është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e mazhorancës, ndaj dhe seanca me pyetje u mbajt me dyer të mbyllura.

“Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballje dhe dhënie llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari…” tha Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë