Gazeta Si – Një 47-vjeçar me iniciale G.L., banues në Tiranë është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, konkretisht ndaj gruas dhe vajzës.
Gjithnjë sipas policisë, dhuna është bërë shkak që gruaja e tij të konsumojë fostoksinë, duke tentuar vetëvrasjen. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se 47-vjeçari konsumuar elementë të veprave penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “dhuna në familje”.
Sipas burimeve, mësohet se ai abuzonte me alkoolin dhe vazhdimisht ushtronte dhunë ndaj familjes së tij. Ditën e hënë, ai ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja në kushte të rënda psikologjike ka tentuar t’i jap fund jetës, duke pirë fotoksinë. Më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denincimin për dhunën e bashkëshortit dhe kërcënimet që ai i kishte bërë.
Teksa i merrej deklarata, ajo është rrëzuar brenda komisariatit të policisë dhe kanë qenë shërbimet e komisiaritit nr.6, të cilët e kan cuar në spital. Ndërkohë, momentalisht ndodhet gjendje të stabilizuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




