Politike

Investigimi i ‘Rai 3’, Rama i përgjigjet Bardhit: U mbars mali, polli një mi

Nga Gazeta 'SI'- 24 orë të pjesës së dytë të investigimit të emisionit italian “Report” në Rai 3, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X.

Rama ka reaguar për akuzat e opozitës dhe Arben Ahmetajt, ku deklaron se hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!

Sipas tij, zhvillimin e Shqipërisë nuk e ndal dhe nëpërkëmb dot askush.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë