Politike

Ernal Filo, ambasador rezident i Shqipërisë në Ukrainë

Nga Gazeta ‘SI’ – Presidenti Bajram Begaj ka firmosur lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë dhe ka emëruar një emër të ri.

Me firmën e presidentit, nga detyra u lirua Mimoza Halimi dhe në vend të saj u emërua Ernal Filo, i cili do të jetë rezident atje, duke hapur kështu për herë të parë përfaqësinë shqiptare në Ukrainë.

Filo do të shërbejë si ambasador edhe në Estoni, Letoni e Lituani. Ambasadori i ri i ka shërbyer politikës së jashtme të Shqipërisë që prej 1997-s dhe momentalisht ishte pjesë e Drejtorisë së Protokollit të Shtetit. Filo shërben për politikën e jashtme që prej vitit 1997

Premtimi për hapjen e një ambasade shqiptare në Ukrainë iu dha presidentit Zelensky nga vetë kryeministri Edi Rama, pak kohë pas nisjes së pushtimit rus atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë