Ka ndodhur

Vdekja e minatorit në galeritë e kromit në Bulqizë, nën hetim 3 persona

Gazeta Si-Sipas hetimeve paraprake, vdekja e minatorit Zeni Murati një ditë më parë u shkaktua nga shembja e një masivi dherash në galerinë ku ai punonte në Bulqizë.

Ka qenë pikërisht shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shkaku që i mori jetën 53-vjeçarit.

Për pasojë, ka nisur hetimi për drejtuesin teknik, H.D., 64 vjeç, përgjegjësin teknik A.A., 69 vjeç dhe brigadierin M.S., 53 vjeç. Ky është rasti i dytë tragjik i humbjes së jetës në punë brenda pak ditësh.

Pak ditë më parë në Martanesh humbi jetën dhe Armand Peshku në një nga galeritë e zonës, ku shkak është bërë mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë.

Ndërkohë, Policia e Bulqizës, njofton për hetimet lidhur me vdekjen e 30-vjeçarit Klodian Kala, i cili ra në kontakt me rrymën elektrike, e ndërruar jetë, teksa peshkonte në lumë.

Shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë janë vënë nën hetim për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë