Gazeta Si- Babai në gjendje të dehur ka plagosur djalin në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen 10 të këtij qyteti kur Nazim Pane pasi u kthye në shtëpi, ka tentuar me thikë të qëllojë bashkëshorten e tij.
Në banesë ka qenë edhe djali i tij, Gjergji Pane, rreth 40 vjeç i cili ndaloi të atin të kryente dhunimin e nënës.
Nga përleshja me të atin ai është plagosur me thikë në dore. Policia arrestoi Nazim Panën pas ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




