Klaus Gjasula u shfaq përkrah trajnerit Sylvinho në konferencën për shtypin. Mesfushori 34-vjeçar theksoi se ai dhe shokët e tij po e presin me padurim nisjen e Euro 2024.
“Jemi në fazën përgatitore, po bëhemi gati për këto dy ndeshje. Atmosfera është e mirë, por sigurisht kapiteni i duhet çdo ekipi. Tashmë do vijë me një fitore të rëndësishme, Gjimshiti do të vijë me frymëmarrje të re.
Roli? Në përgjithësi jam mesfushor, por vendos trajneri. Ai do t’i menaxhojë të gjitha këto gjëra, por unë jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar ekipin. Le të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen.
Në mars kishim rivalë të fortë, tani nuk janë aq të fortë. Objektivi në këto dy ndeshje është të shohim se çfarë kemi përgatitur në këto stërvitje të zhvilluara.
Europiani? Gjithmonë diçka e veçantë. Mezi po presim të përgatitemi shumë mirë dhe të jemi gati. Po stërvitemi që të jemi gati. Në Gjermani kam tifozë më shumë, pasi kam edhe shokët e skuadrës që do të më ndjekin“, deklaroi Gjasula. /supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.