Politike

Alibeaj: Moratorium një vjecar për të rishikuar kontratat PPP, mbështesim totalisht SPAK

PD ka prezantuar  programin për zgjedhjet 2025,  Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj ka folur për antikorrupsionin, duke prezantuar propozimet e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në fjalën e tij, Alibeaj shprehu mbështetje për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa tha se do t’i hiqet imunitetin çdo deputeti me qëllim që ti vihet në dispozicion drejtësisë.

Alibeaj tha se do verifikohen kontrata koncesionare PPP dhe do të anulohen të gjitha ato korruptive.

Programi i Partisë Demokratike ofron:

Mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore

Heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK

Veting të politikanëve, sic u bë në Drejtësi

Reformim të KLSH-së, duke e shndëruar në Gjykatë Auditi (anëtarët e saj të vetohen para emërimit, kryetari të zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimi e opozitës, vendimet e saj të jenë titull ekzekutiv)

Së dyti:

Inspektorati kombëtar do të reformohet duke u bërë I vetmi që do të fokusohet në tre fusha prioritare:

Siguria ushqimore

Siguria e shëndetit publik

Siguria teknike

Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik.

Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:

Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike.

–  Çdo kontratë korruptive do të anulohet.

– Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.

–  Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.

–  Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë