Politike

Zero taksa për profesionet e lira, 2% taksa e shitjes së pronës si dhe heqja e taksës progresive, PD e Rithemelimit shpall programin për Ekonominë    

Rithemelimi njoftoi të premten se Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes janë në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës 2025-2029.

Përmes një paneli nga selia, PD e Rithemelimit publikoi disa prej pikave kryesore të programit.

Demokratët njoftojnë për reformë të thellë të sistemit fiskal aktual,  uljen e numrit të shkallëve të ndryshme tatimore, implementimin e një takse të sheshtë 10% mbi kapitalin, tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Premtohet gjithashtu të hiqet taksimi progresiv. 10% tatim edhe mbi të ardhurat jo nga paga si dhe zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

“Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël do të jetë në 18 milionë lekë, ndërsa kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 14 milionë lekë xhiro vjetore.

Ulje nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës.

Do të hiqet “Taksa Rama” mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë 24 lek më lirë.

Paketë e plotë mbështetëse për familjet e reja, që nga subvencionimi i normave të interesit për blerje banese, te rritja e ndjeshme e bonusit të bebes, te granti mujor për çdo fëmijë deri në moshën 21 vjeç, përjashtimet nga taksat e nënave me shumë fëmijë, etj”, janë disa nga premtimet e PD-së së Rithemelimit. Edhe në këtë panel, ashtu si gjatë prezantimit për programin për arsimin nuk u paraqit se sa është kostoja e këtij programi   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë