Politike

Komisioni antikorrupsion, Basha: Gjethe fiku e PS, pranoni vettingun në politikë. Spiropali: Vettingun po e bën SPAK

Ende pa filluar rendi i ditës, të enjten e 30 majit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se nëse mazhoranca kishte vullnet për të luftuar korrupsionin, atëherë të pranonte kërkesat e PD-së zyrtare që lidhen me forcimin financiarisht dhe me burime njerëzore të SPAK si dhe vettingun në Politikë. Basha e beri këtë parantezë si kundërshti ndaj komisionit të propozuar nga PS-ja për të luftuar korrupsionin, nisme që kryetari i demokratëve e krahasoi me një gjethe fiku, pra më asgjë.

“Sot sillni në këtë sallë një propozim që krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë  apo të mos bësh asgjë. Prej një më shumë se një muaji në Kuvend janë dorëzuar amendamentet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të Kodit të Procedurës Penale, pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim, çfarë ju shtyn të mbani larg transparencës propozimin tonë për barazinë e qytetarëve para ligjit për heqjen e imunitetit. Pse nuk e shikoni ligjin për vettingun në politik. Merrni propozimet tona për ligjin zgjedhor”.

Lindina Nikolla në anën tjetër replikoi duke thënë se projektligjet e PD-së ishin futur në procedurë parlamentare.

Por ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali nxitoi të sqaronte qëndrimin paraprak të PS-së për këtë cështje vecanërisht atë të vettingut në politike.    

“Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet.

Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot”, tha Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë