Politike

Konferenca e kryetarëve rrëzon kërkesën e Bardhit, PS kalon sot komisionin e posaçëm për reformat

Kuvendi do të miratojë sot komisionin e posaçëm për reformat pavarësisht kërkesës së grupit parlamentar të PD-së për ta shtyrë. Konferenca e kryetarëve e mbledhur pak para fillimit të seancës me votat e PS- së  vendosi të mos pranojë kërkesën për tërheqjen nga rendi i ditës i pikës për ngritjen e komisionit.

Në rend ditë të enjten janë edhe pika të tjera që lidhen me disa ndryshime në ligjin për gjendjen civile, një projektligj për komunikimet elektronike, një ndryshim ligjor për sistemin e adresave si dhe miratimi i raportit  i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë