Politike

PD nuk voton komisionin, Bardhi: S’mund të marrim pjesë diku që s’ka objekt, s’dimë ç’përmban

Pas mbledhjes me grupin e PD, Gazment Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion i  futur në rend dite nesër në Kuvend.

Komisioni pritet të përbëhet nga 11 anëtarë 6 nga PS dhe 5 nga opozita.

“Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë urdhëro të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi ftuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë.

Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditën të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin.

Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama”, tha Bardhi. Më tej ai shtoi: “Më gjeni një rast kur Rama ka drejtuar gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar. Ndërkohë, çdo aferë për korrupsion të denoncuar nga opozita me fakte i ka dalë për zot. Rasti është ky. Prandaj s’jemi bërë pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, luftë reale jo luftë me fjalë.  Nëse dëgjoni që thotë do luftoj korrupsionin, prisni edhe një aferë më të madhe ditët në vijim”.

Ndërkohë deputetët ishin skeptikë mbi qëllimin e vërtetë të ngritjes të komisionit.

“Më duket një farsë rezoluta antikorrupsion. Një mazhorancë e korruptuar prej 12 vitesh dhe me një copë letër kërkon të pastrojë veten. Personalisht jam kundër”, tha Luan Baçi.

“Për mua nuk duhet të kemi asnjë pjesëmarrje në një komision që u bë në mënyrë të njëanshme, që u propozua si platformë elektorale nga Rama. Është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot...”, tha Ervin Salianji.

“E vetmja kartë që e diskrediton këtë qeveri është  korrupsioni”, tha Ferdinand Xhaferri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë