Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e konsideron elektoral dhe propagandistik komisionin e posaçëm për reformat i propozuar nga PS-ja që pritet të kalojë të enjten në Kuvend
“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot.
E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama
Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale…”, është shprehur Salianji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.