Politike

‘S’ka rrogë nën 1300 euro’. Nga rritja e pagave e përgjysmimi i tarifave të studentëve, programi i Rithemelimit për Arsimin…pa faturë

Partia Demokratike e Rithemelimit organizoi të mërkurën një tryezë ku shpalli pikat kryesore të programit të saj për Arsimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Programi përfshin disa pika.

 “1 – Rritja e pagave të mësuesve dhe pedagogëve mbi mesataren e Rajonit të Ballkanit; ⁠përgjysmimin e tarifave të studentëve në universitetet publike. Reformimin e gjithë sistemit arsimor dhe ⁠përgatitja e „Mësuesve të Gjeneratës së re“

'5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1 mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.
Do të bëhet gjithçka për t’i ofruar dhe konkretizuar mundësinë e shkollimit çdo fëmije kudo që të ndodhet ai. Të shkollimit në ciklin parashkollor, parauniversitar por edhe të shkollimit në Universitete. Kemi humbur 10 vite', tha Berisha permes nje video-mesazhi".

"2. Digjitalizimi i shpejtë, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare të arsimit, në të gjitha aspektet;

3. Shkolla dhe Universitete moderne në çdo nivel;

4. Në fokus do të jenë politika të veçanta për arsimin në Shqipërinë e harruar dhe të shpopulluar, për rritjen e eksesit në arsim dhe nxjerrjen nga prapambetja e madhe e tij në zonat më të varfëra dhe më të rrezikuara nga shpopullimi, Bursa dhe Zero tarifa për cdo nxënës të arsimit profesional dhe për çdo student nga këto zona!”, thuhet në dokument

Një tjetër pikë është reformimi tërësor i universiteteve dhe shkollave  në organizimin institucional, në programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive e shërbimeve, duke u klasifikuar në rankimet internacionale sipas fushave, përkrah universiteve më të mira të Rajonit.

Synohet gjithashtu 10-fishimi i investimit për kërkimin si rruga kryesore për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë. U thane shumë shifra por nuk u fol per faturen dhe se si do te realizohen pikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë