Treg

Tregu i sigurimeve arkëtoi 7 mld lekë në periudhë janar-prill. Shqiptarët mbrohen me ‘detyrim’

Nga Gazeta ‘SI’ – Tregu i sigurimeve në Shqipëri u zgjerua më tej gjatë periudhës janar-prill 2024, por mbeti i dominuar nga sigurimet e detyrueshme.

Në 4 muajt e parë, kompanitë e sigurimeve arkëtuan më shumë se 7 mld lekë, ose 4% më shumë se në 2023-shin. Në përputhje me vlerën, rritje pati edhe numri i kontratave të sigurimit. U regjistruan mbi 420 mijë të tilla, 11% më shumë se një vit më parë.

Tregu vazhdon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.6% të vëllimit të përgjithshëm, ndjekur nga 9.3% sigurime të Jetës dhe 0.06% risigurime. Sigurimet motorike që janë me detyrim, arkëtuan mbi 4 mld lekë në 4 muaj, me rritje vjetore 12%.

Nga ana tjetër, sigurimet vullnetare kanë rënë me 5.15% dhe kanë arkëtuar 3 mld lekë për periudhën janar-prill. Sigurimi i pronës arriti vlerën e 1.2 mld lekëve gjatë 4 mujorit të parë 2024.

Me ecuri pozitive raportohet shlyerja e dëmeve e cila kapi vlerën e 2.8 mld lekëve, nga të cilat 1.9 mld ishin vetëm dëme të sigurimeve motorike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë