Politike

Rama: Nga shumë persona do merret si provokim por na duhet një NATO për arsimin

Nga Gazeta Si- “Ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër përveç se provokim, por unë mendoj se ka ardhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit. Na duhet një organizatë si NATO po për arsimin”, ka qenë deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të ministrave të Arsimit të Europës në Tiranë.

Rama u shpreh se gjithnjë e më shumë po rritet urrejtja si edhe mosdakordësia për institucionet demokratike po shtohet gjithnjë e më shumë në gjithë cepat e globit e bazohen në një sistem që e ushqen atë.

“Armët janë të rëndësishëm kur vihet në rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka pasur mundësinë të shfrytëzojë kaq shumë para për rezistencë ndaj një agresioni ndërkohë që fusha e arsimit fatkeqësisht vijon të mbetet si një pjesë e këtyre buxheteve që përdoren dhe kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë për këtë çështje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen në këtë ministerial të Presidentit të këshillit të arsimit të lartë të Turqisë dhe ministrit të arsimit të Hungarisë.

Rama u shpreh se Turqia dhe Hungaria janë dy vendet të cilat kanë kontribuuar e po kontribuojnë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor në Shqipëri.

“Jam mirënjohës për gjithçka kanë bërë e po bëjnë këto dy vende bashkë me ne për të na ndihmuar për të ndërtuar sistemin tonë të arsimit si duhet. Turqia dhe Hungariaa kanë qenë vende që kanë ardhur te ne më shpejt se BE. Ne me zor prisnim të kishim qasje në zonën europiane të arsimit të lartë”, tha Rama, ndërsa theksoi se e ardhmja nuk mbrohet nga armët, por nga dija.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë