Gazeta Si – Një 49-vjeçar, S.B., nga Thumana, është arrestuar pas protestës që u zhvillua të martën para Bashkisë së Tiranës.
Policia thotë se ndaj tij rëndojnë disa vepra penale si prishja e qetësisë publike, shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, shkatërrim i pronës me zjarr, goditje për shkak të detyrës dhe vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Policia thotë se 49-vjeçari është ndaluar edhe më datën 8 Maj në lidhje me një protestë tjetër të zhvilluar para bashkisë.
Gjithashtu në lidhje me protestën u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Kujtojmë se një ditë më parë nuk munguan molotovët para Bashkisë së Tiranës. Një prej tyre ra edhe në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një qytetar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




