Nga Gazeta ‘SI’- Një i plagosur është paraqitur në spitalin e Lushnjës pasditen e sotme me shenja prerje në fytyrë.
Sipas autoriteteve, 39-vjeçari ishte plagosuri nga babai i tij me mjete prerëse duke i lënë shenja dëmtimi të dukshme.
Autoritetet dyshojnë se N.P dhe babai i tij, B.P, 69-vjeç janë përfshirë në një konflikt që më pas ka agravuar. Ngjarja nuk është zbardhur ende.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vend, ku një 53-vjeçar ka tentuar të vetëflijohet.
A.T ka qëlluar mbi veten e tij me armë zjarri kallashnikov, por plumbi nuk ka prekur organet jetësore. 53-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave të policisë, A.T punonte si infermier tek Spitali i Traumës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




