Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli afër stacionit të plazhit e Golemit.
Policia e Kavajës thotë se shtetasi me iniciale F.A., banues në Shijak, i proceduar edhe më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” po punonte pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të tij.


Bashkë me 48-vjeçarin, u kapën dhe dy shtetas të tjerë: G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.
Policia ka sekuestruar 1 kamion dhe 1 ekskavator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




