Gazeta Si – Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kultivonte bimë narkotike në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe.
Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u gjetën dhe sekuestruan 373 fidanë bimë narkotike kanabisi. Po ashtu janë gjetur dhe se një sasi municioni luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




