Gazeta Si – Zbulohet një qendër masazhesh në Tiranë që ishte kthyer në “fole” prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar “Fusion”, policia thotë se ka arrestuar menaxheren dhe një punonjëse, ndërsa u shpall në kërkim administratori i këtij biznesi.
Gjithashtu nisi hetim ndaj tre shtetasve të tjerë, dy vajzave dhe një burrë, punonjës në këtë qendër.
“U arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).
u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,” njofton Policia e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




