Ka ndodhur

Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 39-vjeçar është arrestuar në në Vlorë, pasi qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Autoritetet sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë