Gazeta Si – Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë, ndërsa është arrestuar shoferi i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Policia njofton se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin efektivët.
Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.
“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




