Politike

Kushtetuesja refuzon pezullimin e ligjit për Komisionet Hetimore

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e 33 deputetëve të PD së Rithemelimit për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore.

Sipas gjykatës kërkesa e deputetëve nuk plotëson kriteret e nenit 45  të ligjit në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën në kushtet kur gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjet, pritet të përfundojë së shpejti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë