Politike

Projekt-rezoluta, Basha: PD nuk ngre kartona kot për një akt puro elektoral

Lulzim Basha ngriti pikëpyetjet e tij kur u pyet se cili do të jetë qëndrimi i PD-së zyrtare rreth projekt-rezolutës së propozuar nga PS-ja me qëllim luftën kundër korrupsionit.

“Çfarë kërkon kjo rezolutë? Çfarë garancish ofrojnë ata që e propozojnë? Çfarë kërkohet të arrihet? Përgjigja mbetet mister. Kjo qeveri ka 11 vite. Ka arritur rekordet më të ulëta në luftën ndaj korrupsionit. Qëndrimet e PD-së janë të qarta dhe të prera. Në luftë kundër korrupsionit, PD ka hedhur votën pro dhe hapa konkret... Çfarë ofron kjo rezolutë në luftën kundër korrupsionit? Çfarë të diskutojmë kur nuk ka propozime? Nuk ka asnjë propozim konkret. Është një shfaqje elektorale, në rastin më të keq i kundërvihet reformës në drejtësi. Akte që vijnë pa konsultim mbarojnë pa konsultim. PS e shikon si një akt puro elektoral. Është cinike që këta në këto 10 muaj duan të luftojnë korrupsionin. Kërkon të marrë sukseset e SPAK. SPAK u krijua për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Një pyetje nuk i përgjigjen dot, me çfarë mekanizmash do ta luftoni korrupsionin kur e keni bërë mal në këto 11 vite qeverisje”, tha ndër të tjera Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë