Bashkë me diellin vjen dhe djersa.
Ndonëse ka një ndër funksionet më të rëndësishme në trupin tonë, shpeshherë aroma e djersës nuk është e këndshme për t’u ndjerë dhe me rritjen e temperaturave ajo vetëm intensifikohet.
Por ka disa këshilla që duhen ndjekur për të reduktuar masën e djerësitjes, që nuk lidhen aspak me temperaturat e larta.
Përdorni antidjersë
Emri i thotë të gjitha, por mos e ngatërroni me deodorantin! Ndryshe nga deodoranti, antidjersa nuk maskon vetëm erën, por përmban jone alumini që ndalojnë qelizat tuaja të prodhojnë djersë. Është interesant fakti se antidjersa funksionon më mirë nëse e aplikoni gjatë natës.
Mbani veshje të përbëra nga fibrat natyrale
Veshjet e bëra nga fibra natyrale si pambuku ose liri, te cilat duhet të jenë edhe pak të lirshme, janë ato më të përshtatshmet nëse jeni një individ që djersisni shumë. Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk e lënë lëkurën tuaj të marrë frymë, e biles veshje të tilla priren të mbajnë aromë.
Relaksohuni
Kur jeni të nervozuar, mund të jetë e vështirë të ndaloni djersitjen. Mënyra më e mirë është të qetësoheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse mundeni, bëni një dush të ftohtë ose provoni t’i vendosni këmbët në ujë me akull.
Reduktoni kripën
Kur konsumoni shumë kripë, trupi juaj do të përpiqet ta eliminojë atë përmes djersës.
Reduktoni ushqimet pikante dhe pijet e nxehta
Trupi juaj reagon ndaj kapsaicinës tek ushqimet pikante duke djersitur. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet dhe pijet me temperaturë të nxehtë.
Shmangni kafeinën dhe alkoolin
Kafeina stimulon sistemin tuaj nervor, i cili i aktivizon gjëndrat e djersës. Ndërsa alkooli shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, kështu që ju bën të ndiheni më të nxehtë fizikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.