Nga Gazeta ‘Si’ – Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë është një “farsë” dhe se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për paqen në Ballkan sesa tani.
“I ftoj të gjithë nga Bashkimi Europian (BE) të pyesin veten se si do të duket Bosnjë e Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku të ketë mirëkuptim më të madh ndërmjet boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, ose më të paqëndrueshëm?”, tha ajo për televizionin TV Pink në Serbi.
Ajo deklaroi se, para së gjithash, këtë e bëri Gjermania, e më pas të gjithë ata nga Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që do të votojnë për rezolutën.
Bërnabiç pyeti se si do të ndihen sot serbët në Bosnje e Hercegovinë, në Republika Sërpska, në Federatë…
“Turp për ju, sidomos për ju nga Gjermania, turp për ju, atë që po i bëni popullit në Ballkan, gjithë popullit në Ballkan, para së gjithash popullit serb, por edhe të gjithëve në Ballkan. Kjo nuk po i sjell askujt asgjë të mirë”, tha Bërnabiç.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë më 23 maj për një rezolutë që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.