Ka ndodhur

Vdekja e punëtorit në gurore, arrestohet drejtuesi teknik i firmës në Vlorë

Gazeta Si – Një ditë pas vdekjes tragjike, ku një 24-vjeçar në Brataj të Vlorës humbi jetën gjatë punimeve me skrep ku u dëmtua nga gurët, është arrestuar drejtuesi teknik i gurores.

Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale E.B. dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në këtë gurore.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin: E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë