Gazeta Si – Një 24-vjeçar në qytetin e Durrësit u paraqit mbrëmjen e të martës në spital për të marrë ndihmë mjekësorë, pasi ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri.
Rrethanat ishin ende të paqarta, por policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim djalin e xhaxhait.
Sipas uniformave blu, 24-vjeçari Eduart Buçeza është qëlluar me 3 herë me armë zjarri nga kushëriri i tij pas një sherri të çastit.
Konflikti agravoi për faktin se Eduard Buçeza kalonte në banesën pranë kushëririt me shpejtësi duke bërë që situata të agravonte deri në hapjen e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 24-vjeçarit në Shënavlash.
Policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Ilir Buçeza, kushëriri i 24-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




