Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Korçë, si të dyshuar për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar në Athinë rreth 17 vite pas ngjarjes së ndodhur në Greqi.
Policia greke kishte dërguar një letër porosi për vrasjen e të riut në kryeqytetin grek Athinë më 6 dhjetor 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku mbeti i vrarë shtetasi A. Xh., dhe u plagos një tjetër.
Për këtë ngjarje, autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar.
Si rezultat i hetimeve, Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve: G.L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A.T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




