Politike

Argita Malltezi: Nëse duhet, do garoj për çdo post në PD, Basha zhgënjim në çdo rrafsh. S’mjaftojnë molotovët para Bashkisë 

Argita Malltezi për herë të parë la të hapur të hënën mbrëma se është e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë Demokratike, qofte edhe drejtimin, duke deklaruar se do t’i nënshtrohet votës në parti. Fillimisht, ajo sqaroi pozicionin e deritashëm të saj  

 “Kam qenë shumë e vërtetë në ato që kam thënë. Nuk e kam parë kurrë politikën si fushën ku do të doja të jepja kontributin tim. Unë kam qenë gjithmonë e lidhur me politikën. Jam shumë e kënaqur me profesionin që bëj. Si shumë shqiptarë të tjerë nuk e shikoj aktivizimin në politikë si një çështje timen kryesore, rrethanat e sollën që mora këtë rol, për të cilin nuk isha pishman që nuk e kisha marr deri tani. Unë shpresoj shumë që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre dhe aktivizimi im të mbetet publik për kaq sa ka qenë i nevojshëm dhe jo më tepër.

Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”, tha Malltezi e ftuar në “Debat” në A2CNN.

Vajza e ish Kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha dhe mbeshtetes te PD ne rrugen "Mustafa Matohiti", poshte apartamentit te Berishes.

E pyetur drejtpërdrejtë, nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj Sali Berisha, Malltezi u përgjigj:

“Unë jam fare e gatshme të kontribuojë në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë.

Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, tha Malltezi

Të ardhmen në politikë, ajo thotë se nuk ka diskutuar konkretisht me Sali Berishën, por thekson se ai ia ka dhënë mbështetjen edhe publikisht.

Qëndrimet Malltezi i pati politike të hënën mbrëma gjatë emisionit

Argita Berisha dhe qytetare gjate nje proteste para bashkise se Tiranes.

“Misioni është i realizueshëm, i takon partive opozitare që të angazhohen në këtë kërkesë, ka një konvergim të gjerë, të gjitha partitë bien dakord në këtë pikë dhe do fuqizojnë aksionin e përbashkët në këtë pikë”, tha Malltezi.

Ajo tha se e vetmja mënyrë për t’iu imponuar qeverisë janë protestat në rrugë.

“Në rrugë, me kombinimin e të gjitha mënyrave, në parlament, aksionit të grupeve të tjera apolitike dhe duke vënë si primare veprimin në rrugë”.

Argita Malltezi e cilësoi Lulzim Bashën zhgënjim në çdo rrafsh.

Sipas saj, Basha krijoi një opozitë që lë kauzat në mes si edhe u ofroi njerëzve komoditetin e të qenit në opozitë.

“Basha një zhgënjim në çdo rrafsh, çdo kush ka përgjegjësin e vet, ndoshta problem kryesor që u krijua ishte krijimi i modelit të një opozite që lë kauzat në mes dhe krijon komoditet në opozitë, partia përfaqëson mbështetësit dhe votuesit dhe prandaj duhet të luftojë që të sjellë njerëzit në pushtet, jo për të sjellë disa deputetë në pushtet”, tha ajo.

Argita Malltezi, e ftuar në A2 CNN tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Sipas saj, mund të bëhet edhe më shumë se aq.

 Ajo theksoi se SPAK po vepron me 2 standarde edhe brenda vetë qeverisë, sipas së cilës Altin Dumani po trajton ndryshe Arben Ahmetajn, sot në kërkim dhe Erion Veliajt, që sipas saj “nuk i është future gjemb në këmbë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë