Ka ndodhur

Gjirokastër, 45 vjeçari plagos me thikë dy persona pas një konflikti

Gazeta Si – Një 45 vjeçar me iniciale E.K., në Gjirokastër është arrestuar, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë dy persona, 37 dhe 40 vjeç.

Të dëmtuarit, me iniciale F.D., dhe E.B., janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, sipas policisë së Gjirokastrës.

Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë akuzatn për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë