Politike

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren, seancat dëgjimore në 3 qershor

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi për planin e vizitave në një periudhë kohore dy javore.

Duke nisur nga kjo e premte do të ketë vizita në spitalin e Durrësit, më pas te Trauma.

Vizita do të ketë edhe në spitalin e Vlorës, Lushnjës dhe Shkodrës.

“Këtë të premte të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit. Më tej do vendosim për vizita në dy qendra shëndetësore apo në laborator.  E gjithë disa do fokusohet në Durrës. Të martën të bëhet një vizitë te spitali i Traumës. Po ashtu do diskutojmë nëse do vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore dhe një laborator. Fundjavën që vjen në Vlorë, Lushnjë dhe Shkodër. Në fund të javës që vjen shpresoj që t’i kemi ezauruar. Biem dakord që të kemi në Durrës, Shkodër në Lushnjë dhe në Vlorë. Pastaj për pjesën e orës vendit apo vizitave do ju informoj më në detaje pasi ta përcaktojmë. Jeni dakord që këto dy javë të fokusohemi te vizitat në terren dhe për këqyrjen në vend të operimit të dy koncesioneve sterilizimit dhe check up. Të gjithë dakord”, tha kryetarja e komisionit hetimor Albana Vokshi.

Po me konsensus u vendos që seancat dëgjimore të nisin në datën 3 qershor.

“Sa i përket planit të dëgjesave. Sa kohë ende ka një ngërç në përcaktimin e objektit me kryesinë e vogël ne propozojmë që dëgjesat të fillojnë në 3 qershor. Të nisim ditën e hënë më datë 3 dëgjesat me anëtarët e grupeve të auditit të KLSH. Pra do t’i lëmë të gjithë ditën e hënë. PS ka propozuar disa emra të personave që kanë qenë pjesë e auditit të të gjithë raporteve që kanë të bëjnë me koncesionet e sterilizimit dhe check up. Të hënën do t’i lihet KLSH, ndërkohë që të martën do ftojmë Nismën ‘Thurje’ që është dhe kallëzuesi në SPAK. Lista e propozuar e dëshmitarëve si nga opozita dhe maxhoranca është e gjatë. Ditët në vijim mund të kemi punë intensive kur të fillojnë dëgjesat. Do jetë e përditshme sepse kemi shumë dëshmitarë se bëhet fjalë për dy koncesione”, tha Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë