Ka ndodhur

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur për 4 vite, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë. Vajza i tregoi psikologes së shkollës

Gazeta Si – Një 15-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Kavajës babain e saj me akuzën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të gjatë 4 viteve të fundit.

Pas kallëzimit të të miturës, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 48-vjeçari Bledar Rako, banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.

Sipas burimeve, mësohet se e bija e 48-vjeçarit, ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij.

Pas ndalimit, Rako, që punon si shitës në një pikë karburanti, ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me të bijën, e cila ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë