Ka ndodhur

Me 500 gramë kokainë me vete, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Gazeta Si – Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, janë arrestuar pasi u kapën me kokainë, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

Policia thotë se u arrestuan shtetasit A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë