Ka ndodhur

Merret peng dhe dhunohet 20-vjeçari në Tiranë, policia arreston dy të rinj

Gazeta Si – Një 20-vjeçar është marrë peng këtë të hënë në Tiranë nga 3 persona dhe e është dhunuar nga ata, sipas policisë për motive të dobëta.

Si rezultat janë arrestuar shtetasit D.B., 36 vjeç, dhe E.H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 19-vjeçar, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Po ashtu u arrestua shtetasi T.K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Polica sqaron se dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T.K., ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë