Politike

Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e studentëve, Kuvendi mbledh Këshillin e Legjislacionit

Nën drejtimin e deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, është mbledhur të hënën Këshilli për Legjislacionin, për të shqyrtuar vendimin e Kushtetueses "Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjekësi e Përgjithshme"

Gjatë diskutimit u vendos që në mbledhjen e radhës të përcaktohen relatorët dhe ekspertët për çështjet.

Nëe fillim të këtij viti, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë kundër ligjit që i detyron ata të punojnë 5 vite brenda vendit, përndryshe nuk marrin diplomën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë