Politike

Emigracioni i paligjshëm, David Cameron vjen në Tiranë. Takon Ramën e Begajn (detajet)

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhmshme.

 “The Sun” shkruan se zyrtari i lartë britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare ku do të takojë krerët e institucioneve kryesore Shqiptare si Presidentin e Republikë, Bajram Begaj apo Kryeministrin Edi Rama.

Mediat britanike shkruajnë se në agjendën e Cameron janë parashikuar bisedime në kuadër të një bashkëpunimi të ri ndërmjet dy vendeve sa i përket luftimit të emigracionit të paligjshëm, një çështje kjo që vijojnë të përbëjë shqetësim për autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Për këtë çështje, Britania ka miratuar edhe planin “Ruanda” ku emigrantët e paligjshëm do të transferohen në shtetit Afrikan.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka publikuar detaje nga vizita e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron.

Ambasada bën me dije se “si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit”.

Njoftohet se “Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit”.

“Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë