Kryeministri Edi Rama pas Athinës pritet të ketë takim me diasporën më 26 maj në Milano.
Por në prag të këtij organizimi, disa dhjetëra emigrantë që jetojnë në Itali kanë protestuar të shtunën para godinës së Ambasadës shqiptare.
Tubimi nisi në orën 11:00 dhe vijoi për më shumë se 60 minuta, me emigrantët shqiptarë që protestuan nën moton #Duatëvotojnë2025.
“Ne u tubuam këtu. U mblodhëm të gjithë para ambasadës shqiptare në Milano. Patëm një mbledhje me atmosferë shumë entuziaste. Njerëzit dhe të rinjtë e diasporës janë shumë të përkushtuar ndaj qëllimit për të mundësuar të drejtën e votës së tyre. Fatkeqësisht deri para pak kohësh nuk bisedohej fare për këtë çështje. “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” e bëri problem në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje dhe tanimë kemi një vendim gjykate që e detyron parlamentin të reformoj Kodin Zgjedhor. Ky vendim gjykate nuk është zbatuar, është tejkaluar afati, është shkelur. Prandaj ne jemi të gjithë këtu, që ta japim mesazhin tonë para ambasadës në vendin ku jetojmë”, tha një prej tyre, Arbër Lleshi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



