Ka ndodhur

Plagoset me thikë 58-vjeçari në Elbasan, arrestohet autori

Gazeta Si – Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Elbasan në pas një konflikti për motive të dobëta.

Ka qenë një 63-vjeçar, i cili ka nxjerrë thikën në gjaknxehtësi e sipër dhe ka dëmtuar personin në fjalë.

I plagosuri sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë